Disrespekt – qyteti i saj i bën statujë turpëruese në Slloveni

By

Një statuja prej druri e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, në qytetin e saj të lindjes në Slloveni, po cilësohet si turpëruese nga disa banorë.

Kjo statujë është e vendosur në periferi të qytetit Sevnica, qyteti i lindjes së zonjës Trump, dhe është e punuar nga druri dhe e skalitur me sharrë. Kjo statujë e paraqet zonjën e parë me fustanin e kaltër ikonik duke ngritur dorën e saj të djathtë për përshëndetje, është e bazuar në dukjen e saj në Inaugurimin e Presicentit Donald Trump në vitin 2017-të.

Statuja është punuar nga një skulptor vendas sipas agjencisë së lajmeve AFP, ndërsa kjo statujë i ka ndarë më dysh mendimet nëse ishte ide e mirë ose jo!

Disa sipas FOX Neës, kanë thënë se ajo është një ide e mirë, derisa të tjerë kanë deklaruar se është turpëruese. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm