Qëndroni të sigurt në shtëpi duke ndjekur njërën nga këto shfaqje televizive

By

Rastet pozitive me koronavirus janë evidentuar edhe në Kosovë.

Ajo çka ne mund të bëjmë është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i ndjekim rregullat e OBSH-së – larjen e duarve sa më shpesh për të paktën 20 sekonda, t’i shmangim sa më shumë kontaktet me njerëz, të qëndrojmë 1 metër larg njëri-tjetrit dhe të mos qëndrojmë në vende me shumë njerëz.

Qëndroni në shtëpi dhe shijoni një rutinë më pak dinamike me familjen tuaj duke ndjekur edhe shfaqje televizive që janë në dispozicion për ju:

“Bachelor” që mund ta ndiqni në Artmotion

Image result for bachelor

Shfaqja rrotullohet rreth një beqari të vetëm, e cili fillon me një grup interesash romantike nga i cili pritet të zgjedhë një grua. Gjatë sezonit, beqari eliminon kandidatet, duke arritur kulmin në një propozim martese për zgjedhjen e tij përfundimtare. Pjesëmarrësit udhëtojnë në lokacione romantike dhe ekzotike për aventurat e tyre, dhe konfliktet në seri, të brendshme dhe të jashtme, rrjedhin nga format e stilit eliminues të shfaqjes.

“The Ellen DeGeneres Show” në Artmotion

Image result for ellen show

Programi kombinon komedi, të famshëm, të ftuar të ndryshëm dhe histori me interes njerëzor.

“Prive” më Liberta Spahiu në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube

Image result for prive liberta spahiu

Emisioni showbiz numër një në vend i garantuar që t’ua heq mendjen nga situata duke ndjekur të famshmit e juaj të preferuar ku pëfshihen edhe edicione speciale.

“Keeping Up With the Kardashians”

Image result for keeping up with the kardashians tv show

Ndiqni familjen më të famshme në botë në shfaqjen e tyre televizive. Thashetheme, skandale, situata emocionale, humor të gjitha në një vend.

“Daily Show with Trevor Noah” në kanalin e tij zyrtar në Youtube

Image result for daily show with trevor noah wikipedia

Komedi dhe satirë nga ngjarjet e fundit, figurat politike, organizatat e mediave me Trevor Noah.

“NIN me Alaudin Hamitin” në Klan Kosova dhe në Yotutube

Image result for nin alaudin hamiti

Një program prime-time në Klan Kosova nën udhëheqjen e Alaudin Hamitin, është adresa ku mund të gjeni diskutime për çdo temë që zgjon interesin tuaj. Formati shpesh përmban edhe një pjesë të dytë me rrëfime shumë intime të të famshmëve tonë para Hamitit.

 

 

Artikuj të ngjashëm