Në vitin 2015 ajo mbushi mediat kur tha se nuk mundi të pajiset me vizë amerikane.
Enca, atëbotë me Noizyn anuluan datat e koncerteve përtej oqeanit për arsye të paqarta.
U tha se dyshes ju refuzua viza por dy vite e gjysmë pas, këtë problem Enca nuk e ka më!
Këngëtarja e shumë hiteve ka marrë vizën amerikane, të vlefshme për gjashtë muaj dhe shumë shpejt pritet të jetë krah fansave në SHBA.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku mes tjerash, i ka pyetur ndjekësit se në cilat vende dëshirojnë ata që të jetë prezente. /Prive.al