Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë verës?

By

Shumica e njerëzve bëjnë shumë plane për t’i realizuar gjatë verës, por që jo të gjitha mund t’i realizojnë.

Disa njerëz gjatë verës fillojnë të ndihen të lodhur, të rraskapitur dhe me mungesë të theksuar energjie.

Ekspertët e shëndetit mendor kanë treguar se pse mund të keni ndjesi të tilla gjatë stinës së nxehtë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tyre, tresi, ngarkesa e shtuar e punës ose një orar i ngjeshur gjatë verës mund t’ju bëjnë të ndiheni të rraskapitur, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Ju mund të filloni të ndjeni mungesë energjie fizike, por gjithashtu mund të zhvilloni ndjenja të të qenit bosh emocionalisht.

Një shenjë e zakonshme e rraskapitjes është mungesa e motivimit për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes, ose edhe ajo që jeta e përditshme bëhet më sfiduese se zakonisht.

Një shenjë tjetër që mund të jeni duke luftuar me këtë gjendje është të ndiheni më nervoz ose më të ndjeshëm se normalisht, kjo mund të shfaqet si agresion ndaj familjes, miqve dhe kolegëve tuaj.

Artikuj të ngjashëm