Polemikat mes tij dhe Stresit, menaxheri Dekorim Sahiti thotë fjalën e fundit

By

Me mengjës raportuam për një përplasje në distancë mes menaxherit të Getoar Selimit dhe reperit Arkimed Lushaj – Stresi.

Pas projektit të këtij të fundit ku thumbonte Getin, erdhi një reagim nga Dekorimi i cili nga Stresi u kuptua si drejtuar ndaj tij.

Stresi ofendoi pastaj në përgjigjen që pati.

E fjalën e fundit, e ka thënë menaxheri Sahiti i kontaktuar nga portali ynë.

Ai në një prononcim për Prive.al ka deklaruar se statusi s’ka qenë i drejtuar për Stresin sepse “nuk e ndjekë” e as nuk ia dëgjon muzikën.

“Po sot nga portalet e kuptova që dikush qenka marrë me mu. Postimi im nuk ka qenë për askënd personalisht, aq më pak për të sepse nuk e ndjekë e as nuk ia dëgjoj muzikën. Mendimi që e kam shprehë ka drejtuar për estradën në përgjithësi sepse tingëllon paradoksale si në shekullin e 21-të dikush mendon se duke sharë dikë tjetër mund ta rrisë famën për vete apo pjesa tjetër si dikush mendon që suksesi dhe hitet arrihen duke blerë klikime falso. Për mendimin tim këto janë dy forma demode për të qenë artist i mirë. Kosova dhe Shqipëria kanë artistë aq të mirë sa vetëm me punën e tyre, pa përdor këto forma mund të jenë yje. Ky është kuptimi i asaj që kam shkruar mbrëmë, shumë e përgjithshme dhe aktuale dhe nëse dikush e ka gjetur veten ‘e pastë veten në qafë’ siç thotë populli  – është shprehur Sahiti.

Me kaq, mesa duket mbaron edhe kjo tymnajë që bëri xhiron e rrjeteve dhe portaleve nga mbrëmja e djeshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm