Janë bërë muaj të tërë prej momentit kur ka nisur pritja e madhe për projektin e ri të Era Istrefit.
Artistja që shpërtheu ndërkombtarisht duke sfiduar limitet e mendjes për Kosovën e getoizuar pas ‘Bonbon’ pati gjithë sytë të drejtuar nga ajo.
Çka tash me projektin pasues?
E duket se kjo pyetje tashmë do të ketë përgjigjen e merituar.
Pas shumë paralajmërimeve, shtyerjeve projekti i ri është finalizuar e tashmë ka edhe një datë konkrete publikimi.
24 shkurti do të jetë dita finale e projektit më të ri të Erës i cili do të titullohet “Redrum” e do të jetë në bashkëpunim me Felix Snow një producent mjaft i njohur i muzikës elektronike. /Prive.al/