Zayin Malik i nervozon fort myslimanët me këtë deklaratë

By

Zayin Malik, këngëtari me famë botërore ka deklaruar diçka që i ka nervozuar tej mase besimtarët e fesë islame.

Në një intervistë që sapo ka dhënë, artisti ka deklaruar se më nuk e identifikon veten si mysliman!

Ish pjesëtari i grupit One Direction e ka konfirmuar këtë për British Vogue, duke thënë se nuk beson në asnjë doktrinë religjioze.

“Nuk kam thënë asnjëherë se jam mysliman”, ka thënë ai.

Malik po ashtu ka thënë se më nuk praktikon asnjë ritual fetar, përfshirë edhe lutjet e përditshme.

E pas kësaj deklarate, komentet negative nga myslimanët e kanë vërshuar profilin e tij në Tëitter, duke i thënë se duhet t’i vijë turp nga ajo qa ka thënë.

Megjithatë ka pasur edhe të tjerë që e kanë kuptuar Malik dhe kanë thënë se ajo që këngëtari ka deklaruar, është me plot të drejtë dhe është një hap i mirë në të inkurajuarit e njerëzve që të shprehen lirshëm dhe të tregojnë se si ndjehen. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm