Produktet e preferuara të Monica Belluccit tani e tutje i gjeni në Prishtinë

By

‘Maison de Parfum Prishtina’ po vazhdon zgjerimin e gamës së brendeve ekskluzive të parfumeve dhe produkteve të bukurisë.

Me synimin për të sjellë për tregun kosovar gjithnjë më të mirën, nga tani e tutje në ‘Maison de Parfum Prishtina’ do të mund të gjeni produktet e markës Sisley.

Sisley Paris, është një kompani e pavarur franceze kozmetike luksoze, kujdesi për lëkurën, kujdesin e flokëve dhe parfumeve.

View this post on Instagram

A post shared by Maison De Parfum Prishtina (@maisondeparfum_prishtina)

Sisley zhvillon produkte të bazuara në përbërës aktivë që rrjedhin nga bimët për lloje të ndryshme të lëkurës dhe përdorime të ndryshme si hidratues, anti-moshës, kujdes për diellin e grim.

Në mesin e përdorueseve të produkteve nga brendi Sisley veçohen super yje botërorë si Monica Bellucci, Madona e Gwyneth Paltrow.

Nga afër, tuajat mund t’i bëni këto produkte në lokalin e ‘Maison de Parfum Prishtina’ në Albi Mall.

Artikuj të ngjashëm