Policia refuzon kërkesën që të mbahet “Beer Fest Kosova”, rekomandon lokacion tjetër

By

Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e dërguar në Stacionin Policor Qendër Prishtimë për mbajtjen e edicionit të dhjetë të “Beer Fest Kosova”.

Në një përgjigje të Policisë së Kosovës për Klan Kosovën thuhet se kërkesa është refuzuar me arsyetimin se tubimi i paraparë që të mbahet me datë 13, 14 dhe 15 të këtij muaji bie ndesh me Ligjin për Tubime Publike.

“Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori i këtij festivali ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodoj këtë numër të pjesëmarrësve)”, thuhet në përgjigjen e PK-së, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, zyrtarët kompetent nga stacioni policor Qendra, i kanë rekomanduar organizatorit të festivalit “Beer Fest” që të gjejnë një lokacion tjetër të përshtatshëm për ta mbajtur këtë festival.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe te mbështes aktivitetet dhe organizimet ne përputhje me Ligjin për tubime publike.”

Artikuj të ngjashëm