Më pak njerëz po martohen, derisa shkalla e divorcit është dhjetëfishuar

By

Një studim i ri ka zbuluar se sa shumë shoqëria ka ndryshuar në aspektin e martesës dhe divorcit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare e cila mblodhi ë dhënat e regjistrimit midis viteve 1961 dhe 2011 në Angli dhe Uells, më pak njerëz po martohen dhe shumë më tepër po divorcohen.

Në vitin 1961, regjistrimi zbuloi se 68 përqind e njerëzve të moshës mbi 16 vjeçare ishin të martuar, ndërsa vetëm 0.8 përqind ishin të divorcuar.

Në vitin 2011, 49 përqind e njerëzve të moshës mbi 16 vjeçare zbuluan se ishin të martuar dhe nëntë përqind ishin të divorcuar.

ONS thekson se shifrat e regjistrimit ofrojnë vetëm një “pamje” të tendencave shoqërore.

“Shifrat nuk mund të na tregojnë se sa herë dikush është martuar, apo ka qenë në lidhje, por ndryshimet midis këtyre shifrave nga viti 1961 në 2011 pasqyrojnë një periudhë të ndryshimit të ashpër shoqëror”, thonë nga organizata.

Një arsye për këtë ndryshim të madh mund të jetë  mënyra në ë cilën sistemi ligjor ka ndryshuar viteve të fundit.

Sa i përket mënyrës se si ndryshonin të dhënat midis zonave, ONS zbuloi se përqindja e njerëzve të martuar në 2011 ishte më e ulët në pothuajse çdo zonë në Angli dhe Uells, dallim kishte veëm në disa pjesë të vogla të  rretheve rurale.

Artikuj të ngjashëm