Pas një paraqitjeje të bujshme në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy për muzikë, këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka pësuar një situatë krejt të pazakontë.
Bebe Rexha ka shkruar në profilin e saj në Instagram, se për pak sa nuk është goditur nga një taksi në aeroport dhe gjithçka kishte qenë me paramendim.
Këtë moment që i ka ndjellë frikë, Rexha e ka rrëfyer përmes disa postimeve në Instagram, ku thotë se edhe e kishte goditur me çantë taksistin.
“Për pak sa nuk u godita nga një taksi teksa po e kaloja rrugën e këmbësorëve në aeroport. Po shikoja që të sigurohesha se nuk kishte të tjera vetura që po vinin drejt meje, taksisti u nervozua dhe qëllimisht u fut vetëm një hap tutje me veturë. U frikësova dhe u zemërova”, ka thënë ajo. /Prive.al