Cila është ëndrra e Afrona Dikës?

By

Afrona Dika është modele e njohur shqiptare nga Maqedonia e cila jeton në Zvicër. Ajo ishte pjesë e “Vip Shpija”, ku filloi ta njohë edhe publiku.

Por arsyeja kryesore që vitin e fundit ajo po pushton faqet e para të portaleve është lidhja e saj me këngëtarin Blero Muharremi.

Çiftin e gjejmë gjithnjë të pranishëm nëpër rrjete sociale duke mos ngurruar asnjëherë të shprehin dashurinë ndaj njëri tjetrit.

E bukuroshja shqiptare së fundmi ka postuar një fotografi të saj me Bleron në profilin e saj në Instagram ku shihen shumë të lumtur në një aheng. Ajo në përshkrimin e fotografisë ka shkruar “Ëndrra ime është të fluturoj..vetëm që të marr një puthje dhe përqafim nga ti”./prive.al/

Artikuj të ngjashëm