Një çift për t’ua marrë lakmi, të dashuruar dhe përkrahës për njëri tjetrin.
Këngëtarja Tuna dhe partneri i saj, Patris Berisha, pavarësisht problemeve familjare që shpërthyen në publik, ia dolën ta ruajnë qetësinë brenda raportit të tyre.
Por ka diçka që mund ta “destabilizojë” marrëdhënien e është një fotografi e Patrisit me një tjetër “femër”.
Bateristi i Filarmonisë së Kosovës, është treguar qesharak duke pozuar me një kukull pa kokë në një butik, e po që është shumë simpatik, por duhet të ruhet nga Tuna për prezencën e kësaj “vajze” krah tij. /Prive.al