Dafina Zeqiri sjell lajmin e radhës (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive këto kohë me prurje të reja muzikore.

Së fundmi ajo dhe Majk bashkuan forcat për projektin e tyre të përbashkët “Më fal”, që rezultoi mjaft i suksesshëm, ku brenda disa ditësh publikimi arriti të marrë mbi 1 milionë klikime në platformën Youtube.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Dafina zbuloi se së shpejti do të sjell dy videoklipe të reja të këngëve të albumit “Dafinë Moj”.

Këngëtarja nuk zbuloi se për cilat këngë bëhet fjalë, por na mbetet ta kuptojmë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua më 1 tetor të vitit që lamë pas dhe u prit mjaft mirë nga ndjekësit e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm