Repere e rebele me një pamje të egër por ja që ajo edhe po lexuaka libra.
Të paktën kështu Tayna i tha një fansi që në instagram e pyeti se cili është libri i saj i preferuar. Reperja i është përgjigjur fansit në fjalë duke rrëfyer se cili është titulli që ajo e pëlqen më së shumti.
Në opsionin e pyetjeve e përgjigjeve në Instagram, Tayna ka treguar se libri i saj i preferuar është ai i Louise Hay – How to heal your life? – apo në shqip: Si ta shëroni jetën tuaj?
Autori i librit është një autor me libra bestseller që ndihmon në përmirësimin e vetvetes dhe rritjen e vetëbesimit përmes leximeve.
Nëse ende nuk e keni lexuar, pse të mos nxitoni ta keni në dorë për të parë se nga çfarë frymëzohet Tayna, e cila u bë e famshme me këngën e saj të parë Columbiana dhe më pas, shpërtheu me këngën “Shqipe”.
Artistja ndodhet në Side të Turqisë bashkë me prindërit e saj, ku pas një sezone të suksesshme po shijon ca ditë “off”. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BnDxY8nAg1C/?taken-by=tayna