Të marrin mendt sa shumë ngjajnë, Florian Binajt të Portokallisë i gjejnë sozinë në Dhërmi

By

Është e pabesueshme se sa shumë ngjajnë ata të dy, që janë njerëz krejt të huaj dhe që asnjëherë nuk e kanë takuar njëri tjetrin.

Por legjenda se të gjithë e kemi nga një sozi në këtë botë, paska edhe elemente të vërteta.

View this post on Instagram

Thjesht ATENTATET! (pjesa 3)

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Aktori i njohur shqiptar Florian Binaj, ka publikuar një fotografi në Instagram që i la të hutuar të gjithë. Ndjekësit e tij menduan se në imazh shfaqej Binaj kur ishte më i ri, ndërsa pas pak çastesh aktori e ka mohuar këtë gjë duke thënë të vërtetën.

“Të gjithë menduat se jam unë para shumë vitesh por jo…sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është një turist i huaj”, ka shkruar ai në Instagram.

Turisti në fotografi duket fiks sikurse aktori në pamjet e tija gjatë roleve në spektaklin komedik, por ja që nuk është vet ai por krejt dikush tjetër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm