Për ju që nuk e dini tmerrin e “paralizës së gjumit”, më së miri ja u shpjegon Beatrix Ramosaj

By

Për ju që nuk e dini, paraliza e gjumit mund të duket si koncept fiktiv dhe i pabesueshëm, po që në të vërtetë ndodh te një numër i konsiderueshëm njerëzish.

Paraliza e gjumit është kur gjatë zgjimit apo gjatë gjumit, një person është i vetëdijshëm, por nuk është në gjendje të lëvizë ose të flasë.

Tingujt e imagjinuar si zhurma, fërshëllima dhe zhurmat statike janë raportuar gjatë paralizës së gjumit. Përjetohen edhe tinguj të tjerë të tillë si zërat, pëshpëritjet dhe ulëritjet. Këto simptoma zakonisht shoqërohen nga emocione të forta si frika dhe paniku. Njerëzit gjithashtu kanë ndjesi sikur zvarriten nga shtrati ose fluturojnë.

Paraliza e gjumit mund të përfshijë halucinacione hipnagogjike, si një krijesë mbinatyrore që mbyt ose e tmerron individin, të shoqëruar nga një ndjenjë e presionit në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Përmbajtja dhe interpretimi i këtyre halucinacioneve, emocion bazë kanë frikën. Mund të shfaqet një herë ose si mori episodesh që zgjasin më së shumti 2 minuta.

E një gjë të tillë e përjetoi për herë të dytë edhe Beatrix Ramosaj, eksperiencë të cilën e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

“Përjetova një episod të paralizës së gjumit për herë të dytë mbrëmë, dhe është gjëja më tmerruese. Kjo nuk është shaka, fillova të dëgjoj zëra dhe nuk mund të bërtisja as të lëvizja trupin përveç syve. Kisha frikë të flija përsëri për orë të tëra.” – shkroi Beatrix në postimin e saj në Instastory. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm