Rihanna heq dorë nga çështja gjyqësore me babanë

By

Në vitin 2019, Rihanna ka paditur babanë e saj Ronald Fenty, me pretendimin se ka përdorur emrin e familjes për të parketuar biznesin e tij.

Këngëtarja mori masa ligjore ndaj babait dhe një bashkëpunëtori të tij, pasi sipas saj, të dy e kanë shfrytëzuar sipërmarrjen e tyre të quajtur Fenty Entertainment.

Fenty Entertainment është një kompani që fokusohet në kultivimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e platformave televizive dhe mediave për nxitjen e zhvillimit të markës.

Së fundmi, ajo ka marrë një hap të papritur duke hequr dorë nga kjo çështje ligjore kundër babait vetëm pak ditë para se ata do të takoheshin në gjykatë.

Ky rast do të dilte në gjykatë në datën 22 shtator, por këngëtarja u paraqit së fundmi për të hedhur poshtë çështjen.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja arriti një marrëveshje jashtë Gjykatës së bashku me të atin dhe partnerin e tij të biznesit.

Kujtojmë se para pak ditësh, Rihanna hyri zyrtarisht në grupin e miliarderëve. Sipas “Forbes” pasuria e saj ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

Artikuj të ngjashëm