Për herë të tretë i martuar: Aktori i famshëm thotë se është më i lumturi në univers

By

Sikur të mos kishte kuptuar gjë nga martesat paraprake, ai u martua për herë të tretë.

Aktori i famshëm Amerikan Richard Gere ka thënë se është njeriu më i lumtur në univers, pasi u martua me të dashurën e tij prej kohësh Alejandra Silva, përmes një ceremonie martesore të stilit indian.

Silva 35 vjeçare dhe Gere 68 vjeçar, lidhën kurorë në rançin e aktorit në New York në fillim të këtij viti.

Përderisa martesa e tyre nuk ka bërë gjëmë mediatike, çifti po jetojnë në harmoni.

“Po ndjehem sikur po jetoj në një përrallë. Pa dyshim po ndjekhem sikur jam burri më me fat në botë”, ka thënë Gere për revistën amerikane Hello.

“Si të mos jem njeriu më i lumtur? Jam i martuar menjë grua të bukur, të mençur e sensitive, e që është e përkushtuar t’i ndihmojë të tjerët, e cila ka humor, është e durueshme dhe di se si të falë, e po ashtu edhe një kuzhiniere e mirë – e cila i bën sallatat ma të mira në botë”, ka thënë aktori i famshëm amerikan. /Prive.al

Richard Gere and his new wife Alejandra Silva

Artikuj të ngjashëm