Për çka është penduar Diana Avdiu?! (Video)

By

2012-ta do hapte derën e suksesit për Miss Kosova Universe Diana Avdiu. Bukuroshja e cila përfaqësoi Kosovën në garën e madhe të bukurisë u shpall atë vit Miss Fotogjenia duke mbajtur akoma këtë kurorë si dhe nënshkroi kontratë me Trump Model Management.

Kjo bëri që Diana Avdiu të udhëtoj në New York dhe të filloj punë si modele duke realizuar kampanja të mëdha.

Por tani është kthyer për pak pushim në vendin e origjinës dhe ishte e ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova.

Diana tregoi për karrierën e saj por edhe për një moment jo shumë të këndshëm.

“M’ka ardh shumë keq veç për një punë që nuk kam mbrri me bë. Para tre muajve kur kam qenë në Kosovë, m’ka ardh puna me Dolce & Gabanna Make up Line. E ka pas të sigurt punën dhe është caktu data e fotografimit. Kur m’ka ardh email, e kam pa që e-maili që unë i kam shkru agjencionit që unë e kam ndërru datën e fluturimit nuk ka shku. I kam tregu menjëherë kur është data e fluturimit por ata nuk kanë mundur me ndrru datën e fotografimit” – u shpreh Diana Avdiu kur u pyet nëse ka ndonjë pendesë.

Përpos modelingut, së fundmi Avdiu ka filluar të marrë leksione gatimi e me humor thotë se po bëhet gati për martesë pasiqë burrat tek ne janë pak që gatuajnë.

 

Artikuj të ngjashëm