Emina Cunmulaj edhe aktore filmash? (FOTO)

By

Një modele shumë e suksesshme në Shtetet e Bashkuara, por kush do e mendonte se Emina Cunmulaj do t’i hynte edhe botës së filmit?

Dje modelja shqiptare Emina unmulaj ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi ku shihet krah një regjisori shumë të njohur botëror.

Modelja ka shkruar se po fillon të punojë me regjisorin polak Janusz Kaminskin, që ka marrë dy çmime Oscar për punën e tij në kinematografi.

Por se çfarë saktë po përgatit kjo dyshe, Emina ka zgjedhur të mos japë detaje duke e lënë të mjegulluar këtë pjesë.

Përndryshe, Kaminski ka punuar në filma të famshëm si “Schindler’s List”, “Saving Private Ryan”, “Lincoln”, “The spie brige” e plot filma të tjerë të famshëm për suksesin që patën pas lansimeve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm