Pasi përfundoi emisionin, ja ku u arratis me pushime Liberta Spahiu

By

Të shtunën që lamë pas, Prive shënoi edhe edicionin e fundit për këtë sezon në Klan Kosova.

Emisioni numër një i showbizit në vend, i udhëhequr nga moderatorja Liberta Spahiu, solli personazhet më in të momentit në intervista ekskluzive, ndërsa pas kësaj pune të lodhshme, Spahiu iku me pushime.

Destinacioni i radhës për moderatoren kosovare është Greqia!

 

E shoqëruar nga miqtë e saj më të mirë, Alaudin Hamiti e Yllka Hamiti, ajo nisi pushimet në Mykonos, një ishull fantastik për të kaluar ditë të bukura vere.

Spahiu nga atje nuk është kursyer me fotografi, duke publikuar momente nga plazhi dhe netët që po kalon në Greqi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm