Topi vazhdon t’ua japë me ‘dy duart’ figurat rivalit Klan: E rradhës, Jonida!

By

Largimet nga Top Channel drejt TV Klan nuk kanë të ndalur.

Televizioni shqiptar, dikur më i ndjekuri po vazhdon ciklin që figurat kryesore e më të preferuara t’ua ‘bartë me të dy duart’ rivalëve të Klan.

Pak muaj pasi nga Topi u largua Jonida Shehu e Pasdites, e ardhmja e saj në ekran është kuptuar!

Siç ka zbuluar Anabel, Jonida do ketë emisionin e saj të paradites nga ora 10 deri në orën 12 në Klan teksa programi ka akoma datë startimi.

Më herët u konfirmua edhe Turjan Hyska me emisionin e tij në Klan nga Shtatori teksa dy kanalet tjera, Top e Vizion Plus në kapsulën e tyre duket se kanë zgjedhur të mos lodhen fort për të ruajtur figurat apo për të sjellur risi.

Hapin e Klanit nuk po e zënë dot, përkundër drejtorëve të rinjë e kapitujve të rinjë të proklamuar të cilët në fund s’po sjellin asnjë rezultat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm