Banorët i nënshtrohen një sfide tejet interesante

By

Banorët e Big Brother VIP Kosova sonte janë sfiduar me një lojë interesante nga My Shawarma.

Ata duhet të shërbejnë gota me ujë, duke kënduar ose recituar poezi, njofton Klankosova.tv.

“Koha është për aktivitetin e radhës që këtë herë vjen nga My Shawarma. Ju duhet të realizoni një sfidë të shërbimit të një gote me ujë nga banaku i kuzhinës, tek Living Room”.

“Gjatë rrugës së përshkuar që është e shënjuar, ju duhet të këndoni një këngë, apo të recitoni një poezi. Nëse gjatë rrugës iu bie gota e ujit në tokë, jeni të obliguar ta merrni gotën tjetër. Ju duhet të keni në dorë një stimulues të muskujve i cili do të duhet t’ua vërshtirojë detyrën”, thuhet në zarfin, të cilin për banorët e lexoi Shqipja.

My Shawarma gjithashtu ka rezervuar edhe dhurata për finalistët e Big Brother VIP Kosova.

Artikuj të ngjashëm