Alketa ofendon Endri Priftin, këngëtari braktis spektaklin? (VIDEO)

By

Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur mbrëmjen e parë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”.

Pas interpretimit të Vasco Rossit, Endri Prifti tentoi të hyjë në batuta me jurinë dhe prezantuesen Alketa Vejsiu por kjo e fundit duket se ia preu shkurt.

“Ik qetësohu se flet përçartë”, iu drejtua disa herë Alketa – Endrit, duke i hequr mikrofonin, pasi ky i fundit i bëri disa komplimenta prezantueses.

“Je bërë si sirenë sot, se ne të shohim në prova me tuta”, ishin fjalët që duket se i “dogjën” Alketës, e cila nisi të ofendojë këngëtarin.

Pas komenteve të jurisë teksa Alketa duhet të përcillte mes konkurentëve të tjerë Endrin, ajo e la atë në hije dhe vazhdoi me numrin e rradhës, Rozana Radin.

Video e lapsi.al tregon pikërisht momentin e xhiruar brenda sallës, kur Endri braktis spektaklin.

https://www.youtube.com/watch?v=bf3nJx_GZYk

Artikuj të ngjashëm