Pas një vetë-izolimi të vështirë, Besa i rikthehet punës

By

E ftuar për Prive ca muaj më parë, këngëtarja Besa Kokëdhima na rrëfeu përditshmërinë e saj gjatë vetë izolimin, gjë që nuk qe i lehtë për të – por ajo gjeti mënyra se si ta përballonte këtë periudhë.

Natyrisht që ajo foli edhe projektet e saj të ardhshme dhe pse për të janë kaq të veçanta.

Ajo po ashtu kishte theksuar, se si pasojë pandemisë, disa nga planet e saj kishin mbetur pezull.

Por që tani ajo po i rikthehet punës! Këngëtarja nga Shqipëria ka bashkuar forcat me artistin grek Illeo, për projektin e ri, dhe dyshja janë duke i përfunduar xhirimet e klipit.

Ajo orë më parë në profilin e saj zyrtar në Instagram ndau një foto nga prapaskenat e këngës së re, ku  Illeo shihet duke interpretuar pjesën e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm