Adriana Matoshi si “aktorja më e mirë” edhe në Brazil

By

Adriana Matoshi ka rrëmbyer edhe një tjetër çmim, pikërisht me rolin e saj në filmin “ZANA”.

Aktorja kosovare ka marrë çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin ‘Fantaspoa’ në Brazil.

Lajmin e bëri të ditur regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, uroi aktoren për fitimin e këtij çmimi.

“Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike! Me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm