Emri i njohur i skenës sonë, Dafina Zeqiri, ka kohë që i’u ka shmangur kështu dy vendeve të cilat ajo i quan shtëpi Kosovës dhe Suedisë.
Duffye për një periudhë mjaft të gjatë qëndroi në SHBA më saktësisht në New York përkrah të dashurit të saj teksa anash nuk e la aspak profesionin e saj ku u pa mjaft e angazhuar me disa producent të huaj.
E ksaj periudhe të gjatë qëndrimi atje i erdhi fundi ditën e djeshme teksa këngëtarja përmes profilit të saj në Snapcaht publikoi një fotografi ku shihej një buqetë me lule që ishin të dedikuara enkas për rikthimin e saj në shtëpi.
Sidoqoftë duket se ajo nuk po mund të bëhet rehat pasi që me tu kthyer në Kosovë paralajmëroi ‘Gjermaninë’ të bëhej gati pasi sonte pritet të mbajë një performancë atje.
Fama e madhe dhe sukseset e shumta kanë gjithmonë anën tjetër të medaljes pasi që qëndrimet e gjata në shtëpi e përreth familjarëve janë pothuajse të pamundura. /Prive.al/