Era Istrefi e maskuar për Halloween: Ja si është dukur këngëtarja mbrëmë

By

Dita e djeshme shënoi fundin e muajit tetor e gjithashtu edhe ditën kryesore të festës së ‘Halloween-it’ festë kjo që së fundmi është kthyer në traditë edhe tek shqiptarët.

Natyrisht se festimit të saj nuk mund t’i shmangeshin as fytyrat tona publike të cilët ishin në numër të madh.

Disa prej tyre ishin të angazhuar edhe me performanca teksa një pjesë tjetër kishin zgjedhur të ishin të lirë këtë mbrëmje.

Festa do të ishte boshe pa yllin tashmë ndërkombëtar Era Istrefin e cila natyrisht se nuk mungoi as në festimet e mbrëmshme.

Këngëtarja ishte maskuar në një masë mjaft të vogël teksa u pa nën shoqërinë e “Kryetarit të Partis së Fortë’  Visar Arifaj si dhe menaxherit të saj Faton Shoshi.

Treshja nuk hezituan as të publikojnë një fotografi së bashku teksa kishin marrë një pozicion mjaft interesant. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm