Pas ngjarjeve të djeshme Dua Lipa ndërron datën e publikimit të albumit

By

Me datë 3 prill, këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa është paraparë të publikojë albumin e ri, të dytin në karrierë.

‘Future Nostalgia’ mban emrin ky album i cili është rezultat i një pune kolosale rreth dy vjeçare.

Albumi do ketë 11 këngë por i tëri ka rrjedhur dy javë përpara publikimit zyrtar. Lexoni të plotë artikullin e mëposhtëm:

Dy javë përpara publikimit, rrjedh albumi i Dua Lipës

Marrë parasysh këto rrethana dhe sa shumë dëm ka shkaktuar publikimi ilegal i albumit Dua Lipa ka zhvendosur datë e publikimit të albumit të saj të ri. Nga data 3 Prill siç ishte parashikuar tani albumi do të publikohet me 27 Mars këtë të premte.

Lajmin e kishte bërë të ditur pas një ‘live’ në Instagram e që më pas e ka postuar edhe në llogarinë e saj Twitter. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm