Ikona e muzikës shqiptare ose siç publiku e njeh më së miri ‘Bilbili i Kosovës’, Nexhmije Pagarusha, mbrëmë është dërguar në QKUK për shkak të disa lëndimeve që ka pësuar në banesën e saj.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Shpend Fazliu, zëdhënësi për media i QKUK-së.
“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi”.
“Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Fazliu.
Sipas raportimeve të fundit, Pagarusha pësoi lëndime nga një dollap që kishte rënë.
Por, për fat, gjendja e saj është më e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën./Prive.al