Më 19 korrik nis transmetimin sezoni 3 i serialit tepër të ndjekur spanjoll “La casa de papel”. Dy të parët treguan për një grup prej tetë personash që rekrutohen nga një profesor misterioz, me synimin për të bërë grabitjen më të madhe të të gjitha kohërave, vjedhjen e 2.4 miliardë eurove.
Episodet përcollën shumë emocione, por edhe disa gabime dhe mospërputhje. Seriali është kritikuar për pak besueshmi në disa evente e situata. Ndërsa sjellja e policisë nuk ka qenë në lartësinë e duhur, grabitësit duken të gjithë shumë të papërgatitur, përveç Berlinos, edhe pse është një skuadër e zgjedhur nga Profesori.
Ja disa gabime të vëna re në dy sezonet e parë:
Kaligrafia: Në episodin e parë, profesori i çon të gjithë bashkëpunëtorët në vilën ku do të përgatiteshin për goditjen. Në studio, ka një dërrasë ku shkruhet “Bienvenidos”. Në ekranizimet e mëtejshme ndryshojnë disa detaje të fjalës. Kaligrafia është ndryshe, dallohet se në shumë pamje është shkruar në tjetër mënyrë.
Orari: Në episodin e parë të serialit ka një skenë ku telefoni i Alison Parker tregon orën 13:08 dhe në një tjetër që supozohet të jetë në të njëjtin momentin Berlino dhe të tjerët hyjnë në fabrikë ndërsa shënon ora 10:16.
Individi misterioz: Në episodin e dytë, Nairobi mbledh punonjësit në Zecca duke i bërë të veshin tutën e kuqe. Por, në momentin kur transportojnë pengjet me duar në kokë shihet dikush në sfond i veshur krejt ndryshe.
Ngjyra e veshjeve: Kur Denver shtiret sikur vret Monica-n përpara miqve të tij dhe e fsheh në një dhomë sigurie, në një moment gruaja ka një veshje intime të bardhë, por disa episode më vonë veshja ndryshon ngjyrë dhe model.
Rikthimi i Tokyo: Tokyo mësyn në Zecca pa aprovimin e Profesorit, e veshur si police mbi një motor drejtohet për nga hyrja në sy të policëve dhe asnjë prej tyre nuk tenton ta ndalojë apo t’i qëllojë, duke marrë parasysh që forcat e rendit ishin pikërisht aty përpara.
Arratisja: Në fund të sezonit 2, policisë i shpëton një furgon i dyshuar që del nga strehimi i Profesorit, që më pas lëviz i lirshëm, edhe pse autoritet e dinin mirë adresën e tij, sepse ishte zbuluar më parë.