E ftuar në Prive, aktorja Teuta Krasniqi nuk është intervistuar as nga Vlorjan Halili dhe as nga Artan Telaku.
Aktorja e njohur kosovare në edicionin festiv të Prive, është intervistuar nga vajza e saj Tara dhe ishte një intervistë shumë e lezetshme.
Kësaj here timonin e Prive e ka marrë Tara, duke i bërë nënës së saj plot pyetje interesante.
E ndër të tjerash, në mesin e shumë përgjigjeve që dha Teuta, ajo rrëfeu edhe një histori interesante e cila dëshmon se rasti është ‘mbret i botës’
“Në serialin tim të preferuar ishte një personazh që e ndërron identitetin dhe ishte personazhi im i preferuar. Aktorja në fjalë, e ndërron emrin e saj dhe e vendos të quhet Tara. Dhe pasi pata vendosur të ta lë emrin Tara ty e pata kuptuar këtë detaj”, ka thënë Teuta.