Zëri i saj tashmë sa herë e dëgjojmë na ngjallë nostalgji për një dashuri të humbur dhe është bërë sinonim i baladave që të prekin thellësisht shpirtin.
Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, sapo ka publikuar këngën e saj më të re.
“Pa mua” – quhet kënga e re e Peristerit, e cila është punuar nga kompozitori Kledi Bahiti, i cili e ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram këtë këngë.
Peristeri kësaj here ka sjellë edhe një klip, në të cilin ajo shfaqet shumë sensuale dhe paraqet bukur vuajtjen e një gruaje për dashuri. /Prive.al