Fiks një muaj më parë, Tuna u rikthye me një projekt të ri.
Ajo që Prive e paralajmëroi kohë më parë ndodhi!
Këngëtarja e njohur bashkoi forcat me Cozman, duke rikthyer pas afro një dekade dyshen ikonike të Fenix team.
View this post on Instagram
Një rikthim i tillë me peshë në çdo rrethanë do të ishte thikë me dy teha.
Kënga mund të rezultonte sukses por edhe e kundërta! Në rastin e Tunës dhe Cozman me ‘I huj’ si rezultoi?
Definitivisht, lëvizja më e mirë e mundshme!
Katër javë të plota nga publikimi, kënga është një nga ato refrenet që dëgjohet në makina, ka pushtuar TikTokun, radiot e televizionet.
‘I huj’ është në rrugë për të kapur shtatë milionë shikime.
Mes nostalgjisë që ngjalli tek ndjekësit dhe një krijimi muzikor cilësor, sot me plot gojë mund të thuhet: Po, ky ribashkim muzikor definitivisht ia vlejti! /Prive.al