Të gjithë duhet të njiheni me Andi Lekajn!
Ky emër mbase i ri për ju, premton shumë pasi ai për diplomimin e tij në shkollë të dizajnit, ka lansuar koleksionin e tij të parë.
Koleksioni ka konceptin e viteve të 80-ta dhe Surrealizmin të sjellë në formë moderne. Muza e koleksionit është ikona e modës dhe muzikës Armend Rexhepagiqi.
Brendi i tij – And Studios për momentin ka koleksionin e meshkujve/unisex ku shumë shpejt do vijë edhe me veshje femrash.
Stili dhe vizioni i brendit And Studios është më shumë i bazuar në everyday-wear për ata që nuk hezitojnë të duken më ekstravagant dhe të guximshëm me ngjyrat, prerjet, materialet me shumë dizajne etj.
Në koleksionin e tij të parë ka marrë pjesë ndër të tjerë edhe moderatori i njohur shqiptar, Alaudin Hamiti.
Fotografitë e tij u realizua nga Besfort Syla./Prive.al
View this post on Instagram