Nëse ecni në këtë mënyrë do t’ju shtohen 20 vjet jetë (FOTO)

By

Tom Yates, profesor në Universitetin e Leicester të Mbretërisë së Bashkuar, fitoi shumë vëmendje marsin e të këtij viti kur ai dhe kolegët e tij nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Shëndetësor (NIHR) Leicester Biomedical Research Center publikuan një studim në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit duke zbuluar se njerëzit që ecin ngadalë kanë deri në katër herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19  dhe kanë më shumë se dyfishin e mundësisë për t`u prekur nga viruset.

Shkencëtarët kryesorë e dinin se faktorë të tillë si mbipesha dhe masa trupore ishin parashikuesit kryesorë të rrezikut sa i përketë virusit, por një studim ishte i pari që hodhi dritë mbi lidhjen midis fitnesit dhe COVID-it.

“Personat që ecin shpejtë kanë treguar që në përgjithësi kanë shëndet të mirë, duke i bërë ata më elastik ndaj stresuesve të jashtëm, duke përfshirë infeksionin viral, por kjo hipotezë nuk është vendosur ende për sëmundjen infektive”, shpjegoi Yates kur u botua studimi.

Në një intervistë të botuar rishtazi me The Daily Mail, profesori Yates ofroi arsyen e vetme më të madhe akoma pse duhet të bëni ecje të shpejta çdo ditë.

“Ecësit e shpejtë mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë, kjo ecje përmirëson gjendjen kardiovaskulare si dhe është një tregues i aftësisë fizike”, tha Yates.

Një studim i madh i botuar në vitin 2015 në Gazetën Amerikane të Ushqimit zbuloi se një shëtitje e shpejtë 20-minutëshe për çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes deri në 30%.

William Kraus,  një profesor në Institutin e Fiziologjisë Molekulare të Universitetit Duke, zbuloi për The New York Times se si gjërat e vogla që njerëzit bëjnë çdo ditë, të tilla si ecja derisa bëjnë pazar dhe ngjiten shkallëve, mund të ndikojnë në rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes .

Ecja e shpejtë përgjithësisht përcaktohet si ecje që frymëmarrja juaj bëhet më e rëndë saqë ndonjëherë edhe nuk mund të flasësh.

Nëse shtimi i dy dekadave në jetën tuaj nuk është e mjaftueshme për t’ju nxitur që të ecni më shumë, elementet e lartëpërmendura janë disa nga përfitimet shtesë të ecjes së shpejtë, që ju duhet t’i keni parasysh.

Artikuj të ngjashëm