20 vite pas, hiti i pavdekshëm ‘Simpatia’ vjen në versionin remix

By

Ka dy dekada nga momenti kur është publikuar por si projekt vazhdon të mbahet mend nga kushdo që ka jetuar në atë periudhë aspak të lehtë dhe jo vetëm.

Kënga ‘Simpatia’ e Edona Llalloshit vazhdon të mos njeh kohë e gjeneratë duke u kënduar e dëgjuar edhe pas 20 viteve.

E duket që ky sukses i mega hitit në fjalë ka bërë që këngëtarja të mendoj të sjell edhe një version remix të përshtatur me trendet e 2017-tës.

Para pak minutash në kanalin zyrtar të EMF Creative është publikuar remiksi i ‘Simpatia’ i cili që në minutat e parë nga publikimi është pritur shumë mirë nga ana e publikut.

Ndiqeni të plotë më poshtë versionin e hitit të pavdekshëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm