Me kë po darkon Olta Boka?! (FOTO)

By

Shqipëria për vite me rradhë është përfaqësuar nga artiste femra në festivalin Europian të këngës e disa prej tyre edhe pse pëfaqësuan atë në vite të ndryshme krijuan miqësi mjaft të mirë mes vete ndoshta pikërisht për atë fakt.

Dy prej tyre në vitin 2008 dhe 2009 kanë qenë Olta Boka dhe Kejsi Tola që të dyja artiste mjaft të talentuara të cilat e prezantuan Shqipërinë në një mënyrë mjaft të mirë.

Mbrëmjen e kaluar ato u panë në shoqërinë e njëra tjetrës duke darkuar në njërin prej lokaleve të kryeqytetit.

Dyshja pavarësisht arritjeve mjaft të mëdha në këtë aspekt duke arritur të përfaqësojnë shtetin e tyre në një festival kaq të rëndësishëm, sa i përket karrierës individuale ato nuk janë edhe shumë aktive.

E për të gjetur ndonjë projekt të ri nga Kejsi duhet të kthehemi pothuajse një vit prapa përderisa Olta vetëm së fundmi u rikthye me projektin saj të ri pas një pauze relativisht të gjatë. /Prive.al/

olta-boka-dhe-kejsi-tola

Artikuj të ngjashëm