“Nëse do mundej do martohej me të”: Enca flet për lidhjen me reperin gjerman  

By

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, këto ditë po shijon sukseset e këngës së saj më të re “Dua”.

Enca publikoi një klip të cilin s’e kishte bërë askush më parë nga estrada, duke u puthur e duke u shfaqur në skena të zjarrta me një model.

Por përveç modelit portugez për të cilin u përfol mjaft për një lidhje të mundshme me Encën, ka një tjetër djalë në skenë që potencialisht do mund të ishte i dashuri i saj.

Fjala është për reperin gjerman Nimo, i cili më parë kishte shkruar në Instagramin e tij: “Kam takuar një shqiptare, nëse do të mundesha do martohesha me të”.

“Jemi shumë miq të mirë. Kemi pasur disa takime që do të shkojë më shumë se miq të mirë. Nuk e di se si ta shpreh. Do bëjmë një këngë bashkë. Është thuajse i finalizuar si projekt”, ka thënë Enca, e ftuar te Rudina Magjistari në emisionin e pasdites në Klan. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm