Çfarë i bën të nxehtit ekstrem trupit tonë?

By

Evropa  është kapluar nga moti i nxehtë ku Mbretëria e Bashkuar, e njohur zakonisht për klimat më të buta, regjistroi për herë të parë temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Gjermania po ashtu regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani. Shërbimi kombëtar i motit regjistroi temperaturën 39.5 gradë Celsius në qytetin perëndimor të Duisburgut. Holanda gjithashtu arriti të njëjtin nivel në Mastriht.

Me mot të ngjashëm janë përballur edhe Franca, Portugalia e Spanja.

Në vendin tonë sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat sot do të arrijnë deri në 33 gradë Celzius, kurse nesër në 35.

Nxehtësia mund të prekë këdo, por disa njerëz kanë një rrezik më të madh të dëmtimit serioz. Kontrolloni ata që mund të jenë më të pambrojtur, të tilla si njerëzit e moshuar dhe foshnjat.

Ja çfarë duhet të dini për efektet e nxehtësisë në trup dhe si të qëndroni të ftohtë.

Çfarë i bën trupit tonë nxehtësia ekstreme?

Ndërsa trupi bëhet më i nxehtë, enët e gjakut hapen. Kjo çon në uljen e presionit të gjakut dhe e bën zemrën të punojë më shumë për të shtyrë gjakun rreth trupit.

Kjo mund të shkaktojë simptoma të buta, si për shembull:  skuqje me kruajtje ose këmbë të ënjtura pasi enët e gjakut bëhen të rrjedhshme.

Në të njëjtën kohë, djersitja çon në humbjen e lëngjeve dhe kripës dhe, më e rëndësishmja, ndryshon ekuilibri midis tyre në trup, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ky kombinim bashkë me presionin e ulët të gjakut, mund të çojë në lodhje nga nxehtësia. Simptomat përfshijnë:

Marramendje

Të përziera

Të fikët

Çrregullim

Ngërçe të muskujve

Dhimbje koke

Djersitje e rëndë

Lodhje

Nëse presioni i gjakut bie shumë, rreziku i sulmeve në zemër rritet.

Artikuj të ngjashëm