Ajo po pret që të bëhet nënë për herë të parë nga martesa e saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman.
Aktorja e ish Miss Shqipëria Almeda Abazi, ka vendosur ta shijojë në maksimum pritjen e ëmbël duke e ëmbëlsuar edhe më shumë dhe duke mos e vrarë kokën për kilogramët e tepërt që mund të shtojë këto ditë.
Abazi dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar në Romë për Shën Valentin, ndërsa aktorja është fotografuar duke e shijuar një akullore gjigante, derisa në imazh shihet edhe barku i saj i rrumbullakosur.