Chris Rock mund të jetë nikoqir i “Oscars 2023” pas vëmendjes që mori nga shuplaka e Will Smith

By

Komediani Chris Rock mund të jetë nikoqir i Oscars në vitin e ardhshëm në një rikthim triumfues pasi u godit në fytyrë nga aktori fitues Will Smith.

 

Presidenti i ABC, Craig Erwich i tha “Deadline” se ai ishte i hapur për të sjellë Rock-un si nikoqir.

Ai premtoi se spektakli i vitit të ardhshëm, i planifikuar për 12 mars 2023, do të jetë ‘madje më i mirë’ se ai i kaluari.

Will Smith është ndaluar të marrë pjesë në ceremoni për 10 vjet pasi ai sulmoi Rock në shfaqjen e çmimeve të marsit për një shaka për gruan e tij Jada Pinkett-Smith.

Smith, i cili dha dorëheqjen nga Akademia, fitoi Oscarin për “The Best Actor” për portretizimin e Richard Williams, babait të Venusit dhe Serena Williams.

Disa lavdëruan mbrojtjen e Smithit për gruan e tij, ndërsa të tjerë këmbëngulën se atij duhet t’i hiqej çmimi.

Kryetari i rrjetit tha se i vjen keq për dhunën e mbrëmjes së këtij viti, por tha se përndryshe ishte një shfaqje e suksesshme.

“Vlerësimi im për Oscars ishte se ishte vërtet një vit i suksesshëm për shfaqjen. Padyshim që pati shumë polemika, të cilat lanë në hije shumë gjëra pozitive të shfaqjes, por unë isha vërtet i kënaqur me programin”, u shpreh ai.

“Edhe para atij momenti shumë fatkeq, shfaqja filloi vit pas viti dhe ne u kthyem në mënyrë të madhe”.

Artikuj të ngjashëm