Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi po festojnë përvjetorin e dytë të martesës së tyre.
Për të shënuar rastin, aktorja publikoi një sërë fotografish në llogarinë e saj në Istagram të shoqëruara me një dedikim të bukur.
“Nuk ka dite qe kalon te mos e falenderoj zotin qe te solli ne jeten time @besnikkrapi Gezuar 2 vjetorin e marteses rrubi”, shkroi ajo.
Gjithashtu, Jonida ndau edhe një fotografi të papublikuar më parë. Në fotografinë e fundit të albumit ajo bashkëngjiti edhe një fotografi të Besnikut që mban në duar vogëlushen e çiftit në momentet e para të lindjes së saj. /Prive.al