‘I got you’ nga Bebe Rexha së shpejti e gatshme për publikun (VIDEO)

By

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare Bebe Rexha e cila me këngët e saj arriti të depërtojë fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar po vazhdon hapat drejt suksesit të mëtutjeshëm.

Së fundmi ajo ka përfunduar xhirimet e klipit ‘I got you’ këngë të cilën e ka lansuar në disa platforma si version audio.

Projekti i ri pritet që të jetë një tjetër sukses i këngëtares teksa puna e nisur vite më parë tashmë po i jep frytet e saja.

Kujtojmë se projekti i fundit i lansuar nga Rexha ishte “In the name of love” të cilin e solli në bashkëpunim me DJ-in e njohur Martin Garrix. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm