Historia e debateve: Pse Arjani dhe Fatma se ‘durojnë’ njëri-tjetrin?

By

Një koment i Arjan Konomit tek Tea në nisjen e emisionit të ri të saj riktheu ndër fansat një “armiqësi të vjetër”.

Opinionisti i “Përputhen” shprehej:

“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”

Ky koment nga ndjekësit u mor si një thumb i hapur për gazetaren Fatma Haxhialiu dhe kjo jo rastësisht.

Është koha që e ka dëshmuar “intolerancën” e dyshes ndaj njëri-tjetrit.

Gjithçka nisi në fillim të këtij viti kur transmetohej “Përputhen Prime”. Për shkak të formatit prime-time, krahas opinionistit të vetëm e qendror, nga java në javë pati prurje, mes tjerash Fatma.

Ajo dhe Arjani ndanë këndvështrime tërësisht të ndryshme e madje edhe akuza për gjërat që lidheshin me rrjedhën e emisionit.

Ndjekësit e kanë të freskët debatin mbi seksizmin.

Arjani u shpreh se djemtë duhet tu bëjnë më shumë komplimente vajzave për ti bërë për vete. “Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tua, fund-shpina jote se atë shohin djemtë. Pra të mikloni”, u shpreh ai.

Kjo solli reagimin e Fatmës e cila mes tjerash u shpreh:

“Gjuha seksiste në këtë emision është tokstike dhe e neveritshme! Të komplimentosh të pasmet, shalët, gjoksin e një vajze dhe jo karakterin e saj nuk është vlerësim meqënëse ra fjala… dhe sa gjynah që Shqipëria është ende në këtë derexhe mentaliteti. Meqënëse ra fjala, kjo quhet ‘catcalling’ në botë dhe ha gjoba të mira kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran. Gratë dhe vajzat nuk janë lodra seksuale, as kukulla me kurdisje dhe kanë ca gjëra më shumë për të ofruar veç trupit” shkroi Fatma në postimin e saj.

Rivalitet apo thjesht intolerancë – një gjë është qartazi e vërejtshme – dyshja nuk mund ta durojnë (ende) njëri – tjetrin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm