Ditë më parë kurorëzoi dashurinë me secilën traditë shqiptare të njohur në anët tona.
Por, më pas, Gjiko theu traditën duke mos u nisur menjëherë për muajin e mjaltit me Elitën, siç veprojnë rëndom çiftet.
Reperi iu rikthye ditën e dytë studios së ‘Redbox Entertainment’ për punë në projekte të reja.
E duket se këngën e rradhës, reperi tashmë e ka të finalizuar.
Përmes rrjeteve sociale, ai i ka pyetur ndjekësit se a janë gati për këngën e re.
Teksa po shijon suksesin absolut të ‘Si Bugatti’, Gjiko duket se është gati për të goditur sërish! Mezi po presim. /Prive.al