Pas ndarjes nga Seldi lajmërohet Mimoza Shkodra, super e lumtur!

By

Java e kaluar u mbush me lajme që në tituj kishin dy emra: Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu!

Dyshja që u fejuan në fund të vitit të kaluar, nuk e patën gjatë lidhjen e tyre e cila përfundoi me ndarje para pak javësh.

Prive shfaqi e para dyshimet për një ftohje mes çiftit, pasi fotografitë e tyre u larguan nga Instagrami derisa nuk pati ndonjë deklaratë nga asnjëri.

Por akullin e theu Seldi, kur në spektaklin “Dance With Me”, deklaroi se nuk është më i fejuar me Mimozën, por që megjithatë ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

Në krejt këtë mes e gjallë s’u bë Mimoza e cila preferoi heshtjen, por një video e shkurtër që ka lansuar në Instagram këtë të mërkure, na tha mjaftueshëm për gjendjen e saj.

E veshur me tuta Adidass dhe atlete, Mimoza po vallëzonte si një çupëlinë e lumtur dhe siç duket, me këtë video ka dhënë përgjigjen e saj: jam e lumtur! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm